Kujdesi paliativ në shtëpi: Një hap përpara në Drenas

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale po vazhdon me punë dhe aktivitete të rëndësishme në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, përmes ofrimit të shërbimeve shëndetësore të standardeve më të larta.

Kujdesi paliativ në shtëpi për banorët e komunës së Drenasit synon të mbështesë pacientët me sëmundje të rënda dhe kronike, duke përmirësuar cilësinë e jetës së tyre brenda mjedisit të tyre familjar.

Ky shërbim është veçanërisht i rëndësishëm për ata që kanë vështirësi në transportim ose për të marrë kujdesin e nevojshëm në institucionet shëndetësore.

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale falënderon ekipin mjekësor paliativ për punën e jashtëzakonshme dhe përkushtimin e palodhur në kujdesin e pacientëve që kanë nevojë për kujdes paliativ.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë