E rrahu një person në Drenas, policia arrin ta arrestoi të dyshuarin në shtëpinë e tij

Një person është sulmuar fizikisht mbrëmë në Drenas nga një i dyshuar, transmeton portali DrenicaOnline.
Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20 e 30 minuta.
“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar nga policia në shtëpinë e tij”, thuhet në raportin e policisë.
I dyshuari mësohet se me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Me rastin po merret njësitit i hetimeve në nivel stacioni./DrenicaOnline/