Bllokohet me vetura të policisë vendi ku ndodhi aksidenti i rëndë afër Sllatinës (Video)

Sot rreth orës 18:56 në afërsi të Sllatinës në drejtimin Prishtinë-Pejë është rrokullisur një veturë në të cilën ndodheshin pesë persona brenda.

Sipas policisë aksidenti ka përfunduar me pasoja fatale.

VIDEO

Në vendin e ngjarjes vazhdojnë të jenë disa vetura të policisë dhe ekipet e tjera të nevojshme.

Si pasojë e aksidentit në këtë zonë janë shkaktuar edhe kolona.

Sipas informatave të para, personi që po voziste veturën kishte humbur kontrollin mbi të.

“Autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime, përderisa për detaje do të njoftoheni pas raportimeve shtesë nga zyrtarët nga vendi i ngjarjes”, tha për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë