Mleqani i Malishevës përfshihet nga zjarri

Një zjarr ka shpërthyer mbrëma të së dielës në fshatin Mleqan të Malishevës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Sheremet Elezaj.

Shërbimet e urgjencës, përfshirë policinë dhe zjarrfikëset, janë dërguar në vendngjarje dhe aktualisht po punojnë për të lokalizuar flakët.

“Rreth orës 21:30 Stacioni Policor në Malishevë është njoftuar për një vatër zjarri në një fushë të hapur, në fshatin Mleqan. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në atë lokacion dhe aktualisht është duke u bërë përpjekje për shuarjen e zjarrit”, tha Elezaj.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë