Tre të vdekur brenda 24 orëve nga aksidentet në trafik

Tri aksidente fatale me tre persona të vdekur kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas policisë, një 35 vjeçar ka humbur jetën në Komoran, një 18 vjeçare në Fushë Kosovë dhe një tjetër në Korishë të Prizrenit.

Ndërsa janë raportuar edhe 21 aksidente tjera me persona të lënduar dhe 51 të tjera me dëme materiale.

Ndaj pjesmarrêsve në trafik që kanë thyer rregullat e komunikacionit, brenda 24 orëve policia ka shqiptuar 1905 gjoba kundërvajtëse./DrenicaOnline/

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë