Policia deklarohet për aksidentin fatal në Komoran (Video)

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë, transmeton portali DrenicaOnline.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet një kamion dhe një veturë të përfshirë në aksident.
Policia ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.
“Rreth orës 00:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komoran). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore”, thekson policia./DrenicaOnline/
.