Ky është i riu që humbi jetën në aksidentin e ndodhur në Komoran (Video)

Një aksident me fatalitet ka ndodhur pas mesnatës në rrugën nacionale Pejë – Prishtinë, në Komoran të Drenasit,  transmeton portali DrenicaOnline.

Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet një kamion dhe një veturë të përfshirë në aksident.

DrenicaOnline ka mësuar se viktima i cili nuk ka mundur t’iu mbijetoi plagëve është Mehmet Destani (1989) nga komuna e Suharkës.

Vdekjen e tij e ka konstatuar Dr.Edison Gashi në QMF-Komoran.

VIDEO

Policia ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

“Rreth orës 00:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë (fshati Komoran). Në aksident janë përfshirë dy automjete (një veturë dhe një kamion). Si pasojë e aksidentit një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë pësuar lëndime trupore”, thekson policia./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë