Aksidentohet për vdekje një këmbësore në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë

Rreth orës 20 e 30 minuta, një person është goditur nga një veturë afër terminalit Doganor në Fushë Kosovë.

Lajmin për DrenicaOnline e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Prishtinën, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:20 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident, kanë qenë të përfshirë, një këmbësore dhe një automjet në lëvizje. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar dy persona. Lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja e cila nuk ka arritë të përballojë plagët dhe e njëjta ka ndërruar jetë .Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Ndërkohë që e lënduara tjetër, ngasësja e automjetit është dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rrethanave që kanë quar deri te ky aksident trafiku”, tha Ahmeti.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë