Tre të lënduar në një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Gashi bëri të ditur se njëri nga të lënduarit është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

“Policia është njoftuar rreth orës 4:44 për një aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar tre persona. Dy nga të lënduarit po trajtohenë në Spitalin e Pejës, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në QKUK”, konfirmoi Gashi.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë