Arrestohen dy persona në Drenas, e rrahën viktimën të dielën

Dy persona janë arrestuar në Drenas të cilët të dielën dyshohet se e kanë sulmuar një person duke i shkaktuar lëndime trupore, transmeton DrenicaOnline.

Policia ka njoftuar se lidhur me rastin e ndodhur me 18 gusht, të martën janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe të njëjtit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Policia është duke u marrë ende me hetimin e këtij rasti./DrenicaOnline/

.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë