Detaje ekskluzive: Gruaja e dyshuar dhe kunati që e privoi nga jeta jetonin në të njëjtën shtëpi
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2023/10/Vetaksident-policia-e-konfirmon-nje-i-vdekur-750x430.png)
Një ngjarje tragjike që përfundoi me vrasje ka tronditur Vranjevcin sonte. Për motive akoma të panjohura, një grua ka ekzekutuar vëllain e bashkëshortit – kunatin e saj.
Sinjali ka zbuluar ekskluzivisht se i vrarë ka mbetur Xhevdet Millaku, rreth 60 vjeçar ndërsa gruaja e dyshuar për vrasjen është Nazmije Millaku, rreth 55 vjeçe.
Gruaja e dyshuar dhe kunati që e privoi nga jeta jetonin në të njëjtën shtëpi, por që i kishin hyrjet e ndara.
E dyshuara tashmë është arrestuar, ndërsa vendi ku ndodhi krimi është rrethuar me shirita.
Trupi i pajetë pritet të tërhiqet për t’u dërguar në obduksion.
Akoma s’dihen rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast i rëndë.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.