Ishin në dasmë/ Hajnat futen në katër shtëpi në Skenderaj

Katër persona kanë raportuar se derisa ishin në një aheng, persona të panjohur kanë hyrë me forcë në shtëpitë e tyre dhe kanë vjedhur një pistoletë, një çantë me pajisje, stoli ari dhe para të gatshme.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 03:00 në Skenderaj, transmeton portali DrenicaOnline.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante të policisë./DrenicaOnline/
.
.
.