Vdes doktori i njohur kosovar

Oda e Mjekëve të Kosovës njofton për vdekjen e Dr. Hasan Krasniqit.

Dr. Krasniqi ishte anëtar i OMK-së dhe specialist i Biokimisë Klinike. Specializimin për Biokimi Klinike e përfundoi në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, njofton OMK.

“Për vite me rradhë u shërbeu qytetarëve në QKMF-në e Fushë Kosovës në lëminë e Biokimisë Klinike.

Oda e Mjekëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij”, thuhet në postim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë