Përkujtohet dëshmori Bashkim Leku në 26 vjetorin e rënies

Në përvjetorin e rënies në altarin e lirisë, është përkujtuar sot dëshmori Bashkim Leku.
Në shënimin e përvjetorit të dëshmorit Leku, nënkryetari i komunës, Arben Shala së bashku me bashkëpunëtorë e familjar, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve në Marinë, ku edhe prehet trupi i dëshmorit.
Marina është vendi, toka e së cilës mbanë shumë trima që nuk lejuan të nëpërkëmbët dinjiteti ynë kombëtar dhe lufta për liri dhe pavarësi ishte qëllimi i tyre parësor. Ata po pushojnë pasi arritën me sukses qëllimin e tyre, lirinë e vendit. Po pushojnë në tokën e lirë të Kosovës, që e çliruan vet.
Lavdi dëshmorit Bashkim Leku dhe dëshmorëve të tjerë!