Aksident i rëndë mes katër veturave në Gllarevë, pesë persona të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës, ku janë përfshirë katër vetura.

Për pasojë, pesë persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë duke marrë trajtim mjekësor.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Në vendngjarje kanë dalur njësitet relevante. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Gashi.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë