Zyrtare: Feronikeli ‘74 godet me dy transferime gjatë afatit veror
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2024/08/453977792_947793850692732_5428656421477278185_n-1024x683-1-750x430.jpg)
Skuadra nga Superliga e Kosovës, Feronikeli ’74 ka bërë dy goditje gjatë afatit kalimtar të verës.
Bëhet fjalë për dyshen Nikolaos Ioannidis dhe Vasileios Karagkounis, shkruan Indeksonline
Sulmuesi i qendrës, Nikolaos Ioannidis vjen nga skuadra Ethnikos nga Qipro ndërsa me parë ishte edhe pjesë e ekipeve të njohura si PEC Zwolle, Dortmund ll, Olympiacos e Martimo në Portugali.
Mesfushori defanziv, 30 vjeçari, Vasileios Karagkounis me parë ka luajtur edhe në AEL Limassol, Olympiacos dhe se fundi ishte pjesë e ekipit Zhenis Astana.