Nikli transferon ish-mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare

Stivian Janku është lojtari i rradhës i cili i bashkohet Feronikelit ‘74 në merkaton verore.

Janku është afrimi i rradhës i klubit nga Drenasi për sezonin e ri, shkruan Gazeta OLLE.

Lojtari në Feronikel vjen nga skuadra shqiptare, Dinamo City.

Mbrojtësi ka shumë eksperiencë, ndërkohë që ka luajtur me skuadra si Partizani, Bylys dhe Egnatia gjithashtu 27 vjeçari ka paraqitje edhe për Kombëtaren shqiptare.

Janku luan në qendër të mbrojtjes dhe është një nga goditjet më të mëdha të ‘Tigrave të Zi’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë