Aksident i rëndë trafiku në Veternik (pamje)

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në orët e mbrëmjes në Veternik.
Në fotografinë e dërguar nga lexues të Gazetës Express shihet vetura mbi pjesën ndarëse të rrugës.
Sipas fotografisë shihet që vetura ka pësuar dëmtime, por nuk dihet ende nëse ka mbetur i lënduar ndonjë person.
Gazeta Express ka tentuar të kontaktojë me Policinë e Kosovës, por të njëjtit deri në publikimin e lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.