“I GJALLË NUK LARGOHEM NGA TRULLI I TË PARËVE”
Nga: Hysni Gashi
Zeqir Bajram Gashi, i lindur më 20. 12. 1913 në Llapushnik të Drenasit,edhe pse ne moshë të shtyer,ishte angazhuar në luftën e fundit të Kosovës, që nga data 9 maj 1998, deri me rënien heroike të tij më 31.07. 1998 para 26 vitëve.
E kaluara e Zeqes ishte e kaluar me shumë sfida e përndjekje,por e kaluar e ndritur.Ishte anëtar i Lëvizjes Nacional Demokratike Shqiptare-LNDSH, që nga viti 1946, bashkë me Sokol Ibrahimin nga Zabeli i Ultë,Hoxhë Avdiun e patriot të tjerë.
Në vitin 1956, UDB-ja serbe ia merr një armë dhe njëkohësisht zbulon se Zeqiri ka edhe një makinë shumëzimi të fshehtë në shtëpinë e tij të gurit për shumëzimin e materialeve të Lëvizjes së Ballit Kombëtar,UDB-ja e konfiskon makinën, ndërsa Zeqir Gashin e areston.
Me ç’rast krejt kjo turtur psikike e fizike dhe përndjekje çka i ndodhte Zeqes asokohe vinte nga spiunat shqiptarë që bashkëpunonin me UDB-në.
Megjithatë Zeqa ne vazhdimsi ishte ne shenjester të UDB-së dhe keqtrajtohet në Stacionin Policor të Komoranit (në atë kohë stacion me nam ku keqtrajtoheshin mizorisht shqiptarët/drenicasit).
Gjatë ofensivës serbe në Grykën e Llapushnikut, më 25 dhe 26 korrik 1998, me një arsenal të madh ushtarak ku zhvillohet një betej e vështirë ne Grykën e Llapushnikut,Zeqir Bajram Gashi nuk pranoi të largohej nga trulli i tij me gjithë lutjen që i bënte UÇK-ja.
Mirëpo ai thoshte se:I gjallë nuk largohem nga trulli i të parëve dhe ashtu ndodhi.
Lavdi nder shekuj hero i kombit, Zeqir Bajram Gashi!