Arrestohen dy të mitur në Skenderaj, policia iu gjeti armë në posedim
![](https://drenicaonline.com/wp-content/uploads/2023/10/arrestohet-nje-person-ne-peje-e-mbajti-per-tri-dite-te-mbyllur-nje-grua-dhe-femijen-e-saj-750x430.png)
Janë arrestuar dy të dyshuar të mitur në Skenderaj, pasi që gjatë kontrollit, u janë gjetur dhe konfiskuar një revole me 6 fishekë të kalibrit 6mm dhe një boks hekuri.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” të mërkurën në orën 00:10, transmeton DrenicaOnline.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj tyre është hapur rasti për armëmbajtje pa leje./DrenicaOnline/
.
.