Arrestohen katër persona në Drenas, policia jep detaje për ngjarjen

Janë arrestuar katër të dyshuar në Drenas, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje dhe në gjendje të dehur e kanë sulmuar fizikisht një person, transmeton DrenicaOnline.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 02:00 ndërsa viktima me një kaçavidë i ka dëmtuar veturën e njërit prej të dyshuarve.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, katër të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndaj tyre është hapur rast për lëndim i lehtë trupor, kanosje dhe dëmtim prone./DrenicaOnline/

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë