Ky është polici nga Drenasi i rënë në krye të detyrës në vitin 2011

Sot është mbajtur ceremonia memoriale për zyrtarët policorë të rënë në kryerje të detyrës.

Me këtë rast kanë janë bërë homazhe nga qeveritarët pranë memorialit për policët e rënë, transmeton portali DrenicaOnline.

Njëzetetre pjesëtarë të Policisë së Kosovës kanë humbur jetën në krye të detyrës zyrtare prej që është themeluar ky institucion, në shtator të vitit 1999.

Në listën e të rënëve në krye të detyrës nga komuna e Drenasit është edhe polici Misin Krasniqi, i lindur në Negroc, raporton DrenicaOnline.

Nesër, me datë 27 korrik bëhen 11 vjet nga rënia e Misinin. Kolegët e Misinin e kujtojnë atë çdo herë si një polic profesionist dhe i dashur nga qytetarët.

Heronjtë e Policisë:
Lazim Rexhepi, Danush Hasani, Hajdar Ahmeti, Sabahate Tolaj, Isuf Haklaj, Arsim Rrustolli, Ilir Llapatinca, Driton Mehana, Abedin Mustafa, Avni Kasumi, Triumf Riza, Slavisa Milovanovic, Misin Krasniqi, Enver Zymeri, Nebih Ramadani, Shemsi Gashi, Jahi Maliqi, Armend Trena, Malsor Dashi, Izet Demaj dhe Sami Thaqi, Arben Sejdiu dhe Afrim Bunjaku./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë