Konflikt familjar në Drenas: Vjehrri kapet me nusen, i mllefosur e rrah nipin 6-vjeçar

Rastet e dhunës në familje janë vazhdimisht në rritje, pasi që çdo ditë në të gjitha rajonet e Kosovës denoncohen dhjetëra raste të tilla, ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat të cilat përjetojnë dhunë në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua nga Drenasi, e cila ka denoncuar babanë e bashkëshortit të saj për dhunë në familje.

Sinjali mëson se viktima ka deklaruar se vjehrri fillimisht është kapur me të e më pas në shenjë revolte e ka sulmuar fizikisht nipin e tij 6-vjeçar.

Përballë kësaj situate, gruaja vendosi ta raportojë rastin dhe si rezultat, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me konfliktin me nusen e të birit.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë