Gjendet vendi ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit

Avokati Arianit Koci, ka konfirmuar se e ka gjetur vendin ku është duke u mbajtur trupi i Faton Hajrizit, i cili është vrarë të premten në afërsi të kufirit mes Serbisë dhe Bosnjë-Hercegovinës.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar avokati Arianit Koci i cili ka thënë se do të informoj për detaje të tjera gjatë ditës.

“Po, e konfirmoj se është gjetur vendi ku po mbahet trupi i Faton Hajrizit”, ka thënë Koci për Albanian Post.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ndonëse më 22 korrik, kishte konfirmuar vrasjen e Faton Hajrizit përmes shenjave të gishtave ajo në një konferencë për media të mërkurën ka thënë se nuk kanë asnjë garanci që bëhet fjalë për të.

Nga MPJD ishte thënë se autoritetet serbe kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të personit që u vra nga Policia e Serbisë të premten dhe pas analizave të bëra, ka rezultuar se përputhen me ato të Faton Hajrizit.

Ndërsa nga Policia e Kosovës, janë arrestuar dy persona si të dyshuar se ndihmuan Hajrizin të arratisej.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë