Kryetari i Skenderajt viziton prindërit e Fatonit për t’ua marrë pak dhembje nga vuajtja e tyre

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka vizituar sot prindërit e Faton Hajrizit, i vrarë para pak dite nga policia serbe në Lozinicë.
Nura ka thënë se është afër nënës Shehrije dhe babait Mustafë, për t’ua marrë pak dhembje nga vuajtja e tyre.
Postimi i Nurës:
Ashtu siç e ka shqiptari traditë, që në të mirë e në të keq t’i qëndrojë mikut pranë, sot jam këtu afër nënës Shehrije dhe babait Mustafë, për t’ua marrë pak dhembje nga vuajtja e tyre që u shkaktua nga vrasja e djalit Fatonit në Serbi.
Zoti ua lehtësoftë dhembjen!
.