Nëna e Faton Hajrizit e autorizon avokatin Koci për tërheqjen e trupit nga Serbia

Nëna e Faton Hajrizit, Shehrija ka autorizuar avokatin Arianit Koci për tërheqjen e trupit nga Serbia.

Në një prononcim për IndeksOnline, Koci ka thënë se ka nisur menjëherë kontaktet me autoritetet e Beogradit por edhe me shefin e Zyrës së Kosovës në Beograd, Jetish Jashari.

“Sot jam takuar më nënën e Fatonit të ndjerë, ma ka dhënë autorizimin, ishte së bashku me vëllain e vogël në zyre tek unë. Kam filluar menjëherë kontaktet me autoritetet në Beograd, të njëjtën kohë jam në koordinim edhe me shefin e Zyrës së Kosovës në Beograd, ambasadorin Jetish Jashari. Deri tash disa punë i kemi kryer, sot kam kontaktuar edhe me Institutin e Mjekësisë Ligjore atje, ende nuk e kemi identifikuar se ku është trupi i të ndjerit. Na dhanë si opsion Beograd, Shid ose Novi Sad, posa ta marrë vesh këtë informacion unë do të nisem, shpresoj se nesër apo më së largu pasnesër dhe pastaj vazhdojmë tutje me procedura. Të gjitha dokumentet e nevojshme i kam dhe vazhdoj tutje”, ka deklaruar avokati duke shtuar se Zyra ndërlidhëse ka nisur kontaktet.

.

.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë