Vrasja e Fatonit/ Komuna e Skenderajt anulon koncertin e mbrëmjës së sotme

Komuna e Skenderajt për shkak të ngjarjes së sotme të vrasjes në Serbi të bashkëqytetarit tonë, Faton Hajrizi, dhe në shenjë të respektit më të vogël ndaj familjes së tij të ngushtë, veçanarisht ndaj prindërve, ka anuluar mbrëmjen e sontme muzikore në kuadër të muajit “Ditët e Mërgatës” anulohet plotësisht.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Fadil Nura:

Të nderuar bashkëqytetarë,
Të dashur bashkatdhetarë,

Për shkak të ngjarjes së sotme të vrasjes në Serbi të bashkëqytetarit tonë, Faton Hajrizi, dhe në shenjë të respektit më të vogël ndaj familjes së tij të ngushtë, veçanarisht ndaj prindërve, mbrëmja e sontme muzikore në kuadër të muajit “Ditët e Mërgatës” anulohet plotësisht.

Pa gjykuar as edhe një fragment të jetës së tij, Fatoni ka qenë një qytetar i komunës sonë.
Aktivitetet e parapara për bashkatdhetarë do të vazhdojnë nga dita e nesërme.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë