Dëshmitari serb për Faton Hajrizin: Më pyeti se ku ishte Mali i Zi!

Policia serbe ka vrarë sot kosovarin, Faton Hajrizin i cili u arratis nga burgu dhe dyshohet se vrau policin Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi kolegun e tij në Loznicë.

Mediat beogradase raportojne se ai u fsheh në një fabrikë të braktisur nga ku kishte planifikuar të kalonte lumin pranë kufirit me Republikën Srpska.

Për “Informer”, një dëshmitar, Miroslav Milutinoviq, ka folur rreth rastit, transmeton Indeksonline

“Ka ndodhur që andej kalonin mërgimtarët, duke shkuar në rrugën e kodrave dhe të pyllit. Nuk mbylla sytë, kemi edhe fëmijë të vegjël që jetojnë atje. Qentë u qetësuan, por sot kunata ime ishte në rrugë dhe na tha se një burrë i panjohur e pyeti në anglisht: “ku është Mali i Zi”. Ajo nuk e njohu për momentin dhe iu përgjigj. Ai u largua, ajo nuk vuri re asgjë, por daja që ishte aty i tha: mirë, ky është ai i televizorit. Ajo ishte shumë e ftohtë – thotë Militinoviç.

Menjëherë pas kësaj mbërriti policia. U dëgjuan të shtëna dhe ai u vra. Me atë rast është gjetur edhe arma me të cilën ka qëlluar policia.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë