Turqia me dy golat e Merih Demiral, është në çerekfinalen e Kampionatit Evropian ku pritet të përballet me Holandën, e cila po ashtu sonte e mposhti Rumaninë bindshëm me rezultat 3:0.
E sot tejet e emocionuar u shfaq edhe modelja me prejardhje nga Kosova, Heidi Lushtaku, e cila është bashkëshortja e futbollistit turk që sonte realizoi dy herë kundër austriakëve.
Ndryshe Demiral dhe Lushtaku, janë prindër të dy djemve.
Prive ju sjell pamjet nga emocionet e modeles: