“Mercedesi” përplaset me “Audi” në rrugën Komoran-Drenas, krijohen kolona të gjata të automjeteve- pamje nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur pasditën e sotme në rrugën Komoran-Drenas, në Zabel të Ulët, raporton portali DrenicaOnline.com
Në aksident janë përfshirë një “Mercedes” dhe një “Audi” ndërsa në vendin i ngjarjes është paraqitur menjëherë policia rrugore.
Përveç dëmeve materiale ende nuk është njoftuar për gjendjen shëndetësore të të përfshirëve në aksident.
Në të dy drejtimet janë krijuar kolona të automjeteve./DrenicaOnline/