Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se ia shpërndau numrin e telefonit koleges së punës

Prishtinë- Policia e Kosovës (PK) njofton se është arrestuar një person në Prishtinë, pasi dyshohet se ia shpërndau numrin e telefonit koleges së punës dhe se e njëjta është shqetësuar nga telefonatat.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën dhe është iniciuar si “Ngacmim”, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar koleg i saj i punës i ka shpërndarë numrin e telefonit te disa persona të cilët e kanë thirrur në telefon duke e shqetësuar. Viktima për shkak të gjendjes së rënduar emocionale është dërguar për trajtim mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë