Vdes një 52-vjeçar në Skenderaj, policia tregon se si ndodhi rasti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Komunën e Skenderajt, ku një person i moshës 52 vjeç, është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Ishin prindërit e viktimës të cilët telefonuan ekipin mjekësor, të cilët me të arritur në shtëpinë e tij, ia kanë ofruar tretmanin mjekësor.

Pas ndihmës së parë, viktima është nisur për në Emergjencë, atje ku dhe është konstatuar vdekja e pacientit.

Rapoeti i plotë i policisë:

VDEKJE E DYSHIMTË

Skenderaj  02.02.2024 – 07:00. Rreth orës 07:00, ankuesi mashkull kosovar ka kërkuar një ekipi mjekësor që të shkojë në shtëpinë e tij dhe t’i jepet ndihme mjekësore djalit të tij pasi ishte i sëmurë mental. Dy njësi policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar në shtëpinë e tij,  dhoma e personit ishte e mbyllur me çelës nga brenda. Derisa policia dhe ekipi mjekësor kanë provuar të komunikojnë me të, i njëjti nuk ka pranuar të komunikojë me ta. Pas kësaj policia dhe ekipi mjekësor janë larguar nga ai lokacion. Rreth orës 09:40 në Stacion Policor është paraqitur prapë ankuesi pasi që sipas tij e kishte hapur derën ku qëndronte djali i tij dhe ka kërkuar që t’i dalin në ndihmë ekipi mjekësor. Rreth orës 09:45 të dy njësitë policore së bashku me ekipin mjekësor kanë shkuar prapë në atë lokacion ku nga ekipi mjekësor i është dhënë një qetësues, por pas disa minutave personit iu ka keqësuar gjendja në frymëmarrje dhe është dërguar në QKMF Skenderaj për trajtim, por mjeku kujdestar rreth orës 09:50 ka konstatuar vdekjen e tij pas një sulmi kardiak. Në QKMF Skenderaj ka dalë patrulla policore dhe njësiti i hetimeve të stacionit dhe njësiti i hetimeve rajonale. Rreth orës 12:37 ekipi i mjekësisë ligjore e kanë marrë viktimën dhe e dërgojnë ne institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftua prokurori. Rasti nën hetime.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë