Lladrovci ngushëllon familjen Krasniqi me rastin e vdekjes së veteranit të UÇK-së, Milaim Krasniqi

Me rastin e ndërrimit të jetës së veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Milaim Krasniqi, kryetari Lladrovci ka ngushëlluar familjen Krasniqi nga fshati Negroc.

Krasniqi ndërroi jetë në moshën 56 vjeçare por jeta dhe vepra e tij do kujtohet brezë pas brezi sepse me vetmohim këmbënguli të jetë në mesin e atyre që kontribuuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Ngushëllime familjes Krasniqi nga Negroci, ngushëllime të gjithë shokëve, miqëve dhe dashamirëve të Milaimit, ngushëllime gjithë qytetarëve të Komunës së Drenasit që humbën një burrë të ndershëm e luftëtar lirie.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë