Banori nga Shtutica poston video duke gjuajtur me armë, policia i shkon të dera dhe konfiskon revolen

Një person nga Shtutica e Drenasit para një kohë kishte postuar në rrjetet sociale një video duke shtënë me armë zjarri, transmeton portali DrenicaOnline.
Policia kishte nisur hetimet ndërsa mesditën e së martës kishte trokitur në dyert e të dyshuarit.
Policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz, të cilën i dyshuari e kishte ekspozuar në rrjetet sociale.
Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Ndërsa me urdhër të prokurorit, rasti është hapur armëmbajtje pa leje./DrenicaOnline/