Arrestohen dy persona në Skenderaj, ja çfarë gjeti policia në veturen e tyre

Janë arrestuar dy të dyshuar në Skenderaj pasi që, pas një mosmarrëveshje kanë kanosur me pistoletë viktimën mashkull.
Rasti ka ndodhur të hënën në mesditë, transmeton DrenicaOnline.
Gjatë kontrollit të automjetit të dyshuarve, janë gjetur dhe konfiskuar; një pistoletë e plastikës, dy shkopinj të drurit dhe një thikë.
Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.