Bie çatia e komunës së Prishtinës, Policia jep detajet e fundit për rastin

Një person është lënduar si pasojë e rënies së çatisë së objektit të ri të Komunës së Prishtinës dhe e njëjta është dërguar në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.
Për rastin ka folur Policia, e cila ka njoftuar se ngjarja ka ndodh sot rreth orës 13:00 në rrugën “Nora e Hotit”, në Prishtinë
“Një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thuhet në përgjigjen e Policisë për Gazetën Sinjali.
Për gjendjen e saj shëndetësore ka folur, Avdyl Pacolli, shefi i Urgjencës së Prishtinës.
“Flitet për një paciente të gjinisë femrore e cila e ka pësu një politraumë më lëndime të shumfishta, ndërkohë është në parametrat vital për jetën”, ka thënë Pacolli për Gazetën Sinjali.
“Ekipet e qendrës së mjekësëisë urgjente kanë dalë në vendin e ngjarjes pas thirrjes së qytetarëve edhe të policisë”.
“Më pas atë e kanë dëgu në Qendrën Emergjentë pranë SHSKUK-së”.
“E njëjta është duke marrë tremtan në qendrën emergjente dhe është duke iu nënshtar ekzamnineve klinike-diagnostike”, tha tutje Pacolli, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia është duke kryer hetimet e duhura për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.