Zjarri në depon në Korroticë të Epërme, deklarohet zyrtarisht policia (Video)

Për zjarrin që shpërtheu mëngjesin e së martës në një depo në Korroticë së Epërme të Drenasit, është deklaruar sot edhe Policia e Kosovës, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas policisë, rasti është raportuar në orën 09 e 13 minuta ndërsa menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe zjarrfikësit.
Deri më tani ende nuk dihet se si ka ardhur deri të shpërthimi i zjarrit mirëpo policia thotë se rasti po hetohet.
“Është raportuar se si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një depo. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raportin e policisë.