Shpërthim i fuqishëm në veri, dy të plagosur- 7 vetura të shkatërruara

Rreth orës 23:50 dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te Hoteli ‘Bisevac’ në rrugën “Knjaz Millosh” në veri të Mitrovicës.
Burimet e DrenicaOnline kanë konfirmuar se si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar.
Njëri ka lendime më të rënda por është jashtë rrezikut për jetë.
Zv/komandanti i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka thënë se njësitë policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin./DrenicaOnline/