Dita nis me një aksident trafiku në Fushë Kosovë, pamje nga vendi i ngjarjes

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Edhe sot ka nisur me një aksident trafiku në Fushë Kosovë.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje dhe sipas tyre një veturë dyshohet se e ka goditur një këmbësor – por një gjë e tillë akoma nuk është konfirmuar.

Ndërkohë, Policia ka intervenuar në vendin e ngjarrjes dhe tashmë po bëhen ekzaminimet e nevojshme.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja nga Policia e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë