Gjendet i vdekur një person në Baicë të Istogut, policia nis hetimet

Një person i cili ishte raportuar i zhdukur në Baicë të Istogut, është gjetur pa shenja jete.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Raporti i policisë:
Fsh. Baicë, Istog 10.01.2024-20:00. Në lidhje me rastin, është raportuar se me 12.01.2024 nga familjarët është gjetur viktima mashkull kosovar pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekip mjekësor. Me vendim të prokurorit, në trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.