Treni Prishtinë-Pejë godet veturën, policia del me njoftim (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në mes një treni dhe një automjeti në zonën industriale në Prishtinë.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar, transmeton DrenicaOnline e cila ju sjell edhe pamje nga vendi i ngjarjes.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në zonën industriale në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, ka thënë Ahmeti./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë