𝐊𝐫𝐲𝐞𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐋𝐥𝐚𝐝𝐫𝐨𝐯𝐜𝐢 𝐧𝐠𝐮𝐬𝐡𝐞̈𝐥𝐥𝐨𝐧 𝐟𝐚𝐦𝐢𝐥𝐣𝐞𝐧 𝐇𝐨𝐱𝐡𝐚

Me rastin e vdekjes së Hajrullah Hoxhës, Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Hoxha

E nderuara Familje Hoxha,

Me dhimbje e morëm lajmin se më i dashuri Juaj, Hajrullahu, ka ndërruar jetë.

Në emrin tim dhe të Komunës së Drenasit, Ju shpreh ngushëllime më të sinqerta, për prindin e familjarin Tuaj, i cili do të mbahet mend si veprimtar, shok e dashamir i vlerave më të mira njerëzore e atdhetare.

Familja Juaj mbeti pa familjarin e dashur dhe shembullor, ndërsa komuna jonë dhe më gjerë, humbi njeriun fisnik të përkushtuar për interesin e komunitetit, mirëqenien e qytetarëve dhe fuqizimin e shtetit.

Ngushëllime familjarëve, miqve e dashamirëve të Hajrullahut. Mbahuni të fortë. I paharrueshëm është kujtimi për Hajrullah Hoxhën!

Ramiz Lladrovci

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë