Lladrovci për largimin e Ujkanit nga futbolli aktiv: Faleminderit legjendë për gëzimet që na i solle!
Pas njoftimit të portierit të kombëtares, Saimir Ujkanit nga futbolli aktiv, ka reaguar Ramiz Lladrovci duke e falënderuar dhe quajtur “legjendë”.
“Saimiri, për mua ka qenë më shumë se portier futbolli, ishte shok e mik besnik i vullnetit tonë për të fituar, për të lartësuar kombin, për të lartësuar Kosovën”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:
Saimir Ujkani, portieri i kombëtareve, Shqipërisë dhe Kosovës, paska marrë vendim të rëndë, largim nga futbolli aktiv.
Ky vendim, është tejet i rëndë për neve që e kemi njohur, nga ditët e para kur si kreshnik, mbronte portën, me guxim dhe intuitë të rrallë.
Sot, kombëtarja e Kosovës, është ndryshe, është me një luftëtar më pak, i cili vendosi për limitin të cilin e dikton dikush tjetër.
Saimiri, për mua ka qenë më shumë se portier futbolli, ishte shok e mik besnik i vullnetit tonë për të fituar, për të lartësuar kombin, për të lartësuar Kosovën.
Nderim e respekt për mikun tim Saimirin, për të cilin Kosova ka shumë nevojë. Faleminderit legjendë për gëzimet që na i solle në fushën e gjelbër!
https://instagram.com/p/CzHLn_etWd1/