Të sëmura me brucelozë/  Asgjësohen 33 lopët e një fermeri nga ky fshat i Drenicës

Sot Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 33 lopët e një fermeri nga Mikushnica e Skenderajt.

Asgjësimi ka ndodhur pasi 23 lopë ishin të sëmura me sëmundjen e brucelozës.

Sipas ligjeve në fuqi, kur shumica e kafshëve janë të sëmura me brucelozë atëherë asgjësohen të gjitha.

KALLXO.com e ka vizituar fermën e cila është shpallur zonë e infektuar nga AUV dhe ka pasur ekipe të inspektorëve veterinarë të AUV të cilët kanë qenë të thirrur për ta realizuar këtë asgjësim.

Kafshët janë asgjësuar në një lokacion rreth 1 kilometër larg fermës.

Zgjedhja e këtij lokacioni nuk ka paraqitur problem.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë