Specialja e arrestoi Ismetin duke e pritur autobusin në Fushticë, djali i tij rrëfen ngjarjen i bindur në pafajësinë e tij

Të enjten, rreth orës 06:30, Zyra e Prokurorit të Specializuar, arrestoi Ismet Bahtijarin nga Fushtica e Poshtme e Drenasit, nën dyshimin se është përpjekur ta bind një dëshmitar që të mos japë dëshmi në procedurat e Dhomave të Specializuara në Hagë. Për këtë dyshim u arrestua edhe Sabit Januzi nga Fushtica e Lartë. Që të dy ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë dhe do të paraqiten para gjyqtarit të hënën pasdite.
Djali i Ismetit, Lirimi ka dhënë detaje nga arrestimi i babait të tij.
Ai ka thënë se prindi i tij u arrestua duke e pritur autobusin në lagjen e tyre.
Me datë 05.10.23 është arrestuar nga Gjykata Speciale prindi im Ismet BAHTIJARI rreth orës 06:30, duke e pritur autobusin në lagjen tonë.
Ky arrestim ka qenë teper i befasishëm për familjen tonë dhe të gjithë ata që e kanë njohur, sa që sot është krijuar përshtypja se çdo kush mund të arrestohet, madje edhe ne që kemi lindur pas lufte.
Kjo lloj drejtësie nuk po na mundëson me e gëzuar lirinë për të cilën dhamë çdo gjë, siq po duket duhet të jesh serb që t’jetosh i lirë.
Neve po na arrestojnë për punë të pa bëra e ata kriminelë të rexhur serb jetojnë të lirë e të priviligjuar.
Të bindur në pafajësinë tënde!