“Këtu kalon veç kush dua unë”/ Ky është i dyshuari që i ia bllokoi rrugën bashkëfshatarit me kali

Mëngjesin e së premtes, Policia ka intervenuar në fshatin Janjevë në Lipjan, ku një qytetar kërkoi ndihmë pasi një bashkëfshatar ia kishte bllokuar rrugën. Si rezultat i denoncimit, i dyshuari u arrestua dhe tashmë ndodhet në ndalim, raporton Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se personi që ra në prangat e Policisë lidhur me këtë rast është F.Isufi.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari ka vendosur disa gjesende dhe një kali në mes të rrugës, për ta penguar viktimën që të lëvizë, me pretendimin se ajo rrugë është e tij.

Posa i dyshuari është arrestuar, i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku gjatë dhënies së dëshmisë ka këmngulur se ajo rrugë është e tij.

Madje, siç thonë të njëjtat burime, i dyshuari ka deklaruar se ato rrugë do ta shfrytëzohnë vetëm personat që i lejon ai vet.

Pas përfundimit të procedurave, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit ndaj tij dhe inicimin e rastit për veprën penale “Vetëgjysësia”.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë. 

“Më 06.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti  viktimës mashkull kosovar i ka bllokuar rrugën, duke  e penguar kalimin e tij me pretendim se rruga është pronë e të dyshuarit. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë