Tragjedia në Malishevë, viktima është rreth 30-vjeç nga fshati Bubavec

Mediat pak më parë raportuan për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Malishevë, ku një person ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Viktima është rreth 30-vjeçar nga fshati Bubavec dhe u privua nga jeta pas një zënke në tregun e druve.

Lidhur me rastin janë shoqëruar në stacion policor katër persona të dyshuar, dy prej të cilëve kanë lëndime trupore si pasojë e përleshjes.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku po kryejnë bastisje, teksa është sekuestruar një armë zjarri.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë