Kolonë e gjatë nga Fushë Kosova deri në Arllat, kjo është arsyeja (Video)

Federata e Çiklizmit e Kosovës (FÇK), pk organizon sot garën çiklistike Kampionati i Kosovës për vitin 2023. FÇK-ja, ka planifikuar që këtë garë ta zhvillojë në autostradë dhe për këtë ka kërkuar leje nga ministria përkatëse të cilën e ka siguruar.
FÇK-ja për mbarëvajtje të kësaj gare ka kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës. Policia, bazuar në planin rreth zhvillimit të garës, datës dhe kohën e mbajtjes së saj, ka hartuar dhe do ta zbatojë një plan operativ.
Më datë 16.07.2023, itinerari i garës është më i gjatë (160 km), gara fillon në ora 10:30 me këtë itinerar të lëvizjes: Bibaj-Lipjan-Prishtinë, F.Kosovë (Bresje), pastaj rruga nacionale F.Kosovë-Aeroport-Komoran-Malishevë dhe anasjelltas.
Si shkak i kësaj gare janë krijuar kolona të gjata të automjeteve nga Fushë Kosova deri në Llapushnik të Drenasit.
Lexuesit e DrenicaOnline kanë dërguar edhe pamje nga kalimi i biçiklistëve te Gryka e Llapushnikut: