Qytetarët e shqetësuar për dëmtimin e rrugës në Komoran, Komuna del me sqarim

Duke parë reagimet e ndryshme të qytetarëve dhe shqetësimin e krijuar me të drejtë për gjendjen e rënduar të rrugës Komoran- Carralevë, saktësisht tek lagjja Gashi në Komoran, ju njoftojmë që Komuna e Drenasit nuk ka juridiksion të veprojë në atë pjesë sepse është në kompetencë të nivelit qëndror.

Komuna e Drenasit kërkon nga ministria përkatëse të bëjë ndërhyrjet e nevojshme për shkak se gjendja e rrugës është tejet e rënduar dhe për pasojë po shkakton vështirësi të madhe në trafik.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për pamundësinë e ndërhyrjes në atë segment të rrugës që ligjërisht e kemi të ndaluar veprimin për sanim të dëmtimeve.

Sqarim nga Komuna e Drenasit

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë