Djali i veteranit: A me iu thanë mirëdita a zdravo?

Në mesin e tri fjalimeve që u mbajtën në protestën e sotme në Prishtinë, ku u kundërshtua mospërfshirja e veteranëve në Ligjin për paga, e mori fjalën edhe djali i një ish-luftëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Gazeta Sinjali.
Ai pyeti të pranishmit se a t’i përshëndes në gjuhën shqipe apo atë serbe, pas publikimeve të përgjimeve ku është e përfshirë shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila dhe nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq.
“A mju thanë mirëdita a Zdravo. Banuni bashkë me ia hekë votat deputetes, unë votoj për ideal, votoj për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës“, u shpreh ai.
.